Struga, aty ku pritet të zhvillohet një betejë e ashpër mes dy kandidatëve shqiptarë: një i pavarur, Mendi Qyra, dhe në anën tjetër sipas të gjitha gjasave, Ziadin Sela.
Pse kjo përballje do të jetë kaq e fortë?
Kandidati i pavarur, Mendi Qyra, ka një mbështetje të vogël nga VLEN, por një përkrahje të fuqishme nga VMRO. Ndërkohë, Ziadin Sela mbështetet kryesisht nga votat e pastra shqiptare dhe nga blloku opozitar shqiptar.
Nëse i referohemi numrave të zgjedhjeve të fundit parlamentare, forca e Frontit Kombëtar, që mbështet Ziadin Selën, del dukshëm më e madhe në krahasim me kandidatin e mbështetur nga VMRO-VLEN.
VMRO ka pasur rreth 6,000 vota
VLEN (së bashku me Taravarin) ka pasur rreth 4,500 vota
Fronti Kombëtar ka pasur rreth 11,000 vota
Po t’u shtojmë edhe mbi 2,000 vota të Arben Taravarit, Fronti Kombëtar arrin në mbi 13,000 vota
Ndërsa kandidati i mbështetur nga VMRO-VLEN mund të llogarisë 8,000 deri në 9,000 vota.
Pra, në letër, epërsia është dukshëm në anën e Ziadin Selës. Por beteja do të varet jo vetëm nga numrat, por edhe nga mobilizimi i votave të pastra shqiptare dhe votave të VMRO-së.
Ne lidhje me këtë struganët janë të ndarë disa thonë për Selën ndërsa të tjerët për Qyrën./TS/