Studentët e vitit të katërt të drejtimit Arkitekturë, në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të
Universitetit të Tetovës, realizuan një vizitë studimore katërditore në kryeqytetin e Italisë në Romë.
Kjo vizitë u organizua nën udhëheqjen e Prof. Doc. Dr. Nuran Saliu dhe kryetarit të Parlamentit
Studentor të FSHZ-së, Albin Haliti, dhe kishte për synim zgjerimin e njohurive praktike të
studentëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me trashëgiminë arkitektonike, urbane dhe kulturore të
një prej qendrave më të rëndësishme të historisë së arkitekturës botërore.
Gjatë qëndrimit në Romë, studentët patën mundësinë të eksplorojnë nga afër vepra të famshme të
antikitetit romak, si Koloseu, Panteoni dhe Forumi Romak, si dhe monumente ikonike të
periudhave baroke dhe moderne, si Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, Sheshi Navona, Fontana di
Trevi, MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI i projektuar nga arkitektja e njohur
Zaha Hadid.
Universiteti i Tetovës do të vazhdojë të realizojë iniciativa të tilla që kontribuojnë në përgatitjen
profesionale të studentëve dhe në afirmimin ndërkombëtar të institucionit tonë.

name); echo ""; } } ?>