Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur më 27 korrik në fshatin Saraj, ku një person ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë familjare.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, më 27.07.2025, rreth orës 18:00, S.K. (31) nga Saraji ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga A.K., ndërsa për këtë rast është duke u kryer dokumentimi i plotë.
“Pas përfundimit të hetimeve dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet procedura ligjore me parashtresë përkatëse,” njoftojnë burimet për Tetovasot.
Ky rast rikthen në vëmendje rëndësinë e adresimit të dhunës në familje dhe nevojën për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet kompetente.