Ministria e Brendshme njoftoi këtë pasdite se dy të dyshuar janë ndaluar në lidhje me sulmin e sotëm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në Çair.

“Në lidhje me incidentin në të cilin u raportua se Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht, dy persona janë ndaluar nga policia e SPB Shkup dhe aktualisht ndodhen në stacionin policor për intervista zyrtare”, thonë nga MPB.

Danella Arsovska, pasi doli nga spitali, tha se një person e ka sulmuar fizikisht para policisë.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume