aravari denoncoi përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga zhvillimi ekonomik. Ai përmendi rastin e fondeve të huaja ku asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar, duke e cilësuar këtë si një shembull flagrant të diskriminimit ekonomik.

“Në mesin e 200 kompanive që përfituan nga kredia prej 1 miliard euro, nuk kishte asnjë me pronar shqiptar. Kjo është e patolerueshme,” tha ai.

Përfundimisht, Taravari shtoi se gabimet politike duhet të pranohen dhe se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të reflektojë dhe të ripozicionohet, jo për interesa të ngushta, por për të ruajtur interesin kombëtar dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të shqiptarëve në të gjitha nivelet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume