Kryetari i Aleancës për Shqiptarët deklaroi qartë se marrëveshja me VMRO-DPMNE-në, e ndërtuar mbi katër shtylla – integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, decentralizimi fiskal dhe lufta kundër korrupsionit – ka dështuar plotësisht.

Ai tha se Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap përpara drejt BE-së, madje është larguar edhe më shumë nga Brukseli dhe është afruar me Serbinë.