Arben Taravari ka folur për ndihmën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia dha koalicionit VLEN.
Taravari tha se gjatë kohës sa Aleanca ka qenë pjesë e qeverisë, nuk ka kërkuar asnjëherë “bekimin” e Kurtit për vendime politike, por në opinionin publik në Kosovë ka pasur tendenca që ndihma e Kurtit për VLEN-in të shihej si përpjekje për të goditur figurën e Ali Ahmetit.
“Zotëri Kurti nuk ka ndërhyrë dhe nuk kemi kërkuar bekim. Kjo është e vërteta. Por në Kosovë është interpretuar si goditje ndaj një prej figurave të UÇK-së”, tha Taravari.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni ishin në kulmin e përfaqësimit të tyre politik kur patën një kryeministër shqiptar, por sipas tij, pikërisht në atë moment ndodhi goditja fatale nga vetë shqiptarët.