Një person është arrestuar në Prishtinë të premten mbrëma për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka gjetur 14 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.

I dyshuari është në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.