Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) hodhi shortin për Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë dhe përcaktoi numrat rendor të ekipeve sipas të cilave do të përcaktohet renditja e kampionatit.

Shorti deshi që në raundin e parë të kampionatit, kampioni aktual Shkëndija të takohet kundër Shkupit.

Liga e Parë, java e parë:
Shkëndija – Shkupi
Bashkmi – Arsimi

Struga TL – Makedonija GJP
Tikvesh-Rabotnicki
Sileks – Brera

Vardar – Pelister

Liga e parë do të nis garën më 8 gusht. Kampionati 2025/26 gjithashtu ka një ndryshim të madh, sepse shumë shpejt liga do të zvogëlohet dhe kampionati 2026/27 do të numërojë dhjetë skuadra.