Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të vendosura në mbarë territorin dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, sot në orën 13:35 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin e Valandovës, 123 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML 2.9 sipas shkallës Rihter.

Sipas të dhënave fillestare me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Vallandovë, Strumicë dhe rrethinë, me intensitet prej shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane.