Një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:25 pas mesnate pranë ishullit grek Santorini.
Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra ka qenë në zonën detare 13 kilometra në jugperëndim të fshatit Arkesini në ishullin Amorgos.
Epiqendra ka qenë në një thellësi prej 11.1 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.