Më 21.07.2025 rreth orës 17.10 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë-f. Trebosh, automjeti i pasagjerëve “Folksvagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.I. (22) nga fshati Ratajë, komuna e Jegunovcës, ka goditur biçikletën e drejtuar nga R.R. (64) nga f. Trebosh, komuna e Zhelinës, kështu që e ka goditur automjetin e parkuar “Fiat”, të parkuar nga A.I. (60) nga Tetova dhe në një objekt afarist. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi R.I., ndërsa lëndime trupore pësoi çiklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrje e vendngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë.TS