Më 22 korrik 2025, rreth orës 22:20, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë privuan nga liria B.L. (30) nga Tetova dhe F.A. (32) nga Danimarka, me banim në fshatin Xhepçisht. Gjatë kontrollit, tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Personat u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS