Më 29 korrik 2025, rreth orës 00:50, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë arrestuar M.M. (22) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar sasi e marihuanës.

Siç informon SPB-Tetovë, personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse në përputhje me ligjin.

Policia vazhdon me aktivitetet për zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive të paligjshme që lidhen me lëndët narkotike.TS