Më 22 korrik 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar S.M. (19) nga Shkupi, me qëndrim në Tetovë, pasi tek ai është gjetur një biçikletë që ishte raportuar më herët si e vjedhur. I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal përkatës.