Tetovë/ Vajza e re tentoi vetëvrasjen, e shpëtoi policia – Arrestohet një person për prostitucion (VIDEO)

Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë shpëtuar një vajzë e re e cila ka tentuar të hidhet nga dritarja e një moteli në Tetovë për t’i marrë jetën vetes.
Sot, në orën 14:35, pas një denoncimi nga L.K., se pas një mosmarrëveshjeje me një femër që nuk ka dashur të lërë motelin, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë konstatuar në vendngjarje se një femër po qëndronte në buzë të dritares së dhomës së hotelit, duke kërcënuar se do të hidhej apo do të vetëdëmtohej me një mjet të mprehtë që mbante në dorë. Me urdhër të prokurorit publik, policia ka hapur me forcë derën e dhomës dhe ka parandaluar vajzën që të realizojë qëllimin e saj.
Ajo është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka arrestuar L.K., i dyshuar për ndërmjetësim në prostitucion. Gjatë aksionit, një zyrtar policor ka marrë lëndime të lehta.
Pas përfundimit të hetimeve, do të ngrihen kallëzimet përkatëse./TS