Këto janë pamjet e shpërthimit të një vullkani në gadishulli Reykjanes në Islandë, i 12 në më pak se katër vite! Të bukura dhe të frikshme njëkohësisht !

Llava nisi të dalë nga një carje e tokës dhe tymi u ngjit në qindra metra lartësi, pasi një serie tërmetesh që paraprinë shpërthimin e madh

Turistët dhe banorët e paktë që kanë mbetur në gadishull pas serisë së shpërthimeve në vitin 2023 u urdhëruan të evakuohen.

Ekspertët e përshkruan shpërthimin pa kërcënim të menjëhershëm për njerëzit ose infrastrukturën në qytetin e afërt të Grindavík. Tymi I shpërndarë ndërkohë nuk ka ndikuar trafikun ajror

“Aktualisht nuk përbën rrezik për asnjë infrastrukturë,” thuhet në një deklaratë të Zyrës Meteorologjike të Islandës që paralajmëroi për mundësinë e shpërthimeve të tjera.

Një shpërthim i mëparshëm në muajin në prill zgjati vetëm disa ditë.

E quajtur si “toka e akullit dhe e zjarrit”, ishulli në Atlantikun e Veriut me shumë akullnaja dhe vullkane ka përjetuar tashmë një duzinë shpërthimesh që kur sistemet gjeologjike u riaktivizuan në vitin 2021.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimet në këtë zonë mund të përsëriten për dekada, apo edhe për shekuj.