Në luftën kundër lëndëve narkotike, janë shkatërruar 14 grupe kriminale me mbi 200 autorë të përfshirë në krime të rënda, ndërsa janë sekuestruar sasi të mëdha narkotikësh, përfshirë një rekord prej më shumë se 6 ton marihuanë nga abuzimet e kompanive të prodhimit të kanabisit ndërsa gjithashtu janë zbuluar gjithashtu 64 raste të kontrabandës me emigrant. Këtë e bëri ditur sot Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke shpalosur operacionet kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës, dhe kontrabandës me emigrantë brenda një viti.

”Gjatë vitit të kaluar, ne kemi shkatërruar 14 grupe të krimit të organizuar, me mbi 200 autorë, përfshirë një grup brutal që ishte i përfshirë në 9 vrasje, zhvatje, zjarr vënie dhe sulme ndaj policisë. Në luftën kundër drogës, zbuluam mbi 860 vepra penale, dhe sekuestruam më shumë se 430 kilogramë lëndë narkotike, duke përfshirë sasi rekord kokaine dhe ekstaze. Ne parandaluam tre përpjekje për kontrabandë ndërkombëtare dhe zbuluam abuzime në kompanitë e prodhimit të kanabisit, nga të cilat sekuestruam mbi 6 ton marihuanë”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Toshkovskit, për një vit janë ngritur 107 kallëzime penale për korrupsion kundër personave fizikë dhe 18 kundër personave juridikë, përfshirë sektorin e shëndetësisë, energjetikës, sistemin tatimor edhe sektorin e sigurisë.

”Behet fjalë për korrupsion në shëndetësi, energjetikë, sistemin tatimor por edhe në sektori i sigurisë. Këto skema korruptive kanë rezultuar me dëme prej mbi 17 miliardë denarë për shtetin, e përsëris, mbi 17 miliardë denarë në dëm të shtetit. MPB ka marrë veprime me të cilat shpresoj që në të ardhmen do të mundësohen kushte që këto para të kthehen përsëri tek qytetarët.”, shtoi ai.

Toshkovski gjithashtu theksoi se janë ngritur mbi 230 procedura kundër punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe kanë kryer vepër penale ose kundërvajtjeje. Sa i përket luftës kundër emigrantëve, ai tha se deri më tani janë penguar mbi gjashtë mijë tentativa për hyrje ilegale në vend ndërsa janë zbuluar 64 raste të kontrabandës me emigrantë nga Siria, Egjipti, Maroku./Alsat.mk