Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

Ditë shumë e vështirë në përballjen me zjarret. Shkak për përhapjen, në masë të madhe ishin kushtet e pavolitshme të motit dhe era e fuqishme, por për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri afër kapaciteteve kyçe infrastrukturore, rrigëve, rajoneve dendësisht të banuara dhe objekteve private, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Shtabi qeveritar të krizës.
Nga rreth 20 zjarre, Toshkovski tha sse në këtë moment të gjithë janë nën kontroll. Nën kontroll janë zjarret në Dojran, Nikoliq, Kriva Pallankë, Orman, Vollkovë, zjarri në Samokov dhe në Vizbeg, ndërkaq është aktivizuar edhe mekanizmi evropian për ndihmë në përballje me zjarret.
“Maksimalisht po vihen në funksion të gjitha kapacitetet e shtetit, me atë që duhet të theksoj se nga Greqia janë dhënë për ndihmë dy kanaderë, të cilët do të vihen në funksion, si dhe dy ekipe këmbësorike të cilat janë vënë në dispsozicion përmes mekanizmit të BE-së. Të gjitha institucionet qeveritare tërësisht janë mobilizuar dhe janë përfshirë aktivisht në terren. Në gjendje gatishmërie janë vënë 300 ushtarë, prej të cilëve rreth 150 aktivisht u përfshinë në terren, si dhe rreth 400 nëpunë policorë, të cilët u përfshinë aktivisht në terren”, deklaroi Toshkovkski.
Toshkovski, tha se, nuk mund të zbulojë hollësi, por theksoi se është mjaft simptomatike ajo që, siç po neutralizohet një zjarr, së shpejti po fillon i dyti, i treti dhr të gjithë janë të lidhur me një infrastrukturë të caktuar kyçe.
“Nuk dëshiroj të spekuloj, por më duhet të përmend se është e mundur të bëhet fjalë edhe për një skenar tjetër nga ai, që do të ishte skenar i rastësisë. Institucionet po punojnë në terren dhe shpresoj se së shpejti do të ndriçohen të gjitha këto raste nga të cilat janë shkaktuar zjarret”, deklaroi Toshkovski, duke cekur se dje është zënë një person që ka shkaktuar zjarr me paramendim, i cili tashsmë është nxjerrë para gjykatësit të procedurëss paraprake.
Lidhur me zjarrin në deponinë private në Vizbeg, Toshkovski tha se janë arrestuar pronarët dhe sipas udhëzimit të prokurorit publik do të nxirren para gjykatëit të procedurës paraprake.
Toshkovski u hsçrehi falënderim pjesëtarëve të MPB-së, Armatës, anëtarëve të QMK-së, DMSH-së dhe të gjitha komunave të cilat u përfshinë në shuarjen e zjarreve, për, siç tha, “përpjekjet e dhlna mbinjerëzore në përballjen me këtë stihi zjarresh”.