Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin e Sestolës në Modena, Itali. Fabio Marchioni, 36 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti në lumin Dardagna, ku goditi kokën gjatë një zhytjeje.
Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga zjarrfikësit.
Pak orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni, pronar i hotelit të njohur “Del Corso”, u gjet i vdekur nën urën Leo në Fanano. Dyshohet se ai nuk mundi të përballonte dhimbjen për humbjen e të birit dhe kreu vetëvrasje.
Familja Marchioni ishte goditur më parë nga një tjetër tragjedi, pasi kishte humbur edhe një vajzë vite më parë.