Dy burra, të moshës 42 dhe 46 vjeç, u gjetën të vdekur sot në rajonin e Tetovës, ndërsa pas një hetimi fillestar u përcaktua se ata vdiqën nga shkaqe natyrore.
Më 01.07.2025, në ora 12:57, në SPB Tetovë, M.S. raportoi se në rrugën nga fshati Saraqinë drejt fshatit Falishtë është gjetur i vdekur N.M. (42) nga Saraqina. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja dhune, ndërsa në vendngjarje kryen ekspertizë ekipet policore.
Po të njëjtën ditë, më 01.07.2025 në ora 11:45, në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska” është gjetur i vdekur B.I. (46) nga Tetova. Vdekjen pa shenja dhune e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes. Trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes, njofton policia e Tetovës.