Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin maqedonas në Zvicër. Një grua nga Ohri dhe foshnja e saj njëmuajshe janë gjetur të vdekura me plagë nga thika, pas një zënke të dyshuar verbale me bashkëshortin e saj.
Familja jetonte së bashku në Zvicër dhe, sipas informacioneve fillestare, tragjedia ka ndodhur gjatë natës. Arsyet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë të qarta.

Rasti është nën hetim nga autoritetet zvicerane, të cilat pritet të përcaktojnë se kush e shkaktoi tragjedinë dhe nëse bëhet fjalë për dhunë në familje me pasoja fatale – sipas informacioneve jozyrtare, bashkëshorti e ka pranuar fajin para autoriteteve.