Më 28 korrik 2025, në orën 16:00, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë arrestuar B.S. (19) nga fshati Trebosh, komuna e Tetovës, nën dyshimin se ka kryer sulm fizik.

Sipas informacioneve zyrtare nga SPB-Tetovë, i riu dyshohet se më 25 korrik, në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht M.S. (40), po ashtu banor i të njëjtit fshat. Pas arrestimit, B.S. është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse. Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS