“Në konferencën e sotme për shtyp dëshirojmë të informojmë opinionin dhe bujqit lidhur me marrëveshjen e arritur për blerjen e grurit për bukë nga të korrat e vitit 2025. Në fillim dua të theksoj se kemi sipërfaqe të rritura të mbjella me grurë dhe elb. Sipas informatave fillestare që po arrijnë nga terreni, kemi rendimente të shtuara për njësi sipërfaqe dhe cilësi që gjithashtu është në gjendje të shkëlqyer”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Ministri informoi se Ministria ka mbajtur një sërë takimesh me grupin nënsektorial, me përfaqësues të shoqatave bujqësore dhe përfaqësues të industrisë së bluarjes dhe pjekjes.

“Ajo që dua t’i informoj bujqit dhe të gjithë ata që në periudhën e ardhshme do të dorëzojnë grurin nga të korrat e vitit 2025 – në përputhje me rendimentin dhe cilësinë e këtij viti, bluarësit e grurit do ta blejnë grurin e kategorisë së parë dhe të dytë si grurë të kategorisë së parë, për shkak se cilësia, siç theksova, është e shkëlqyer. Çmimi neto i blerjes për grurin do të jetë 12 denarë, plus shpenzimet shtesë që pasojnë”, sqaroi ministri Tripunovski.

Ai vlerëson se me sasinë e rritur dhe këtë çmim blerjeje që krahasuar me vitin e kaluar është më i lartë, përbën një stimul për bujqit. Ministria dhe Qeveria kujdesen që puna e bujkut maqedonas të vlerësohet siç duhet.

“Pres që korrja në periudhën e ardhshme të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi ai.

Ministri theksoi se tendenca e Ministrisë është të arrihet një nivel prodhimi që do të kënaqë nevojat vendore.