“Sot realizova një takim pune me një pjesë të prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve, ku diskutuan për plasmanin dhe grumbullimin e specit nga rendimenti i vitit 2025,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Në takim u dakorduan çmimet e grumbullimit sipas klasave për specin. Për klasën e parë, çmimi i grumbullimit është 45 denarë, për klasën e parë-dytë është 35 denarë, për klasën e dytë 20 denarë, ndërsa për klasën e tretë çmimi i grumbullimit do të jetë 15 denarë,” sqaroi ministri.

Ai theksoi se këto janë çmimet fillestare me të cilat do të nisë grumbullimi i specit nga rendimenti i vitit 2025.

“Speci në Maqedoni kultivohet në dy rajone – rajonin e Strumicës dhe të Prilepit. Korrja duhet të bëhet në periudhën e dakorduar, që të mos përballemi me sasi të rritura të korrjes ditore dhe të kemi bllokim në procesin e grumbullimit,” shtoi ministri Tripunovski.

Ministri potencoi se këtë vit çmimet e grumbullimit për specin janë më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

“Procesin e grumbullimit do ta ndjekim përmes Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi. Si Ministri jemi në dispozicion, ndërsa trendi i rritjes së prodhimit bujqësor duhet të vazhdojë edhe më tej,” theksoi ai