Sonte rreth orës 19:50, shërbimet e ndihmës së shpejtë dhe ekipet nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë kryer inspektim në rampën që të çon drejt kompleksit hotelier “Inex” dhe vilës presidenciale në Ohër, pasi është gjetur trupi i pajetë i një burri.
Fotografitë e dërguara në redaksinë e OhridPress tregojnë vendin e ngjarjes të rrethuar me shirita policorë, ndërsa ekspertët forenzikë po mbledhin prova. Deri tani nuk jepen detaje për identitetin e të ndjerit, as për rrethanat në të cilat është gjetur.
Sipas informatave të para nga SPB Ohër, më shumë të dhëna do të publikohen nesër, pas përfundimit të inspektimit dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë kompetente.