Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ishte paraparë që të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai nuk po merr pjesë në këtë ngjarje.

Vuçiq është tërhequr momentin e fundit nga ky event.

Këtë ngjarje po e përcjellë nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Derisa nuk dihet se pse shefi i shteti serb nuk ka qenë i pranishëm në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut.

“Publikisht edhe mbi atë që u tha nuk ka pasur as ndonjë pyetje as ndonjë arsye se pse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në këtë samit”, deklaroi Uka.