Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën dhe Serbinë.

Trump thotë se ka ndalur luftën në rajon duke kërcënuar me ndaljen e tregtisë.

“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump.

Trump gjatë këtij mandati disa herë ka përmendur atë që “ka ndalur luftën Kosovë-Serbi”.

Ai ka përmendur Kosovën e Serbinë, edhe referuar marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

Që nga koha kur rimori postin e presidentit, Kosovën e Serbinë e sheh si sukses diplomatik në “parandalimin e një konflikte”, siç thotë ai.