NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup apelon deri te të gjithë banorët e Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit për pije, si dhe shmangien të harxhimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimeve, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave, e tjerë.

Siç njoftoi “NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, edhe sot po vazhdohet me konsumin në mënyrë enorme dhe të pakontrolluar të ujit në nivel ditor, që shkakton prishje të sërishme të stabilitetit të sistemit me furnizimin e ujit. Si pasojë të gjithë kësaj, sistemi i furnizimit të ujit në qytet funksionin me presion të zvogëluar dhe me ndërprerje të kohëpaskoshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

“Duke e marrë parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me burim natyror me sasi të kufizuara të ujit të pijshëm me vlerë të paçmuar, apelojmë deri te të gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit për pije, si dhe shmangien e konsumit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimeve, kopshteve dhe fushave, për larjen e automobilave, për mbushjen e pishinave, e tjerë. Njëheri apelojmë edhe te organet e vetadministrimit lokal, në pajtim me kompetencat, përmes shërbimeve me të cilat disponojnë, si dhe përmes bashkësive lokale në territoret e komunave, të angazhohen në ngritjen e ndërgjegjes tek banorët e komunave për shfrytëzimin racional të ujit për pije”, njofton ndërmarrja publike në kumtesë.

Nëse qytetarët vërejnë kyçje joligjore, apelohet që ta paraqesin në 02 3073 010, [email protected] ose www.vodovod-skopje.com.mk.

Me kyçje joligjore i shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë sistemit për furnizimin e ujit dhe cilësisë së furnizimit me ujë deri te të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit, njofton NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.