Për shkak të motit të nxehtë dhe sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (UHMР), Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta, ndër të cilat janë:
• qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe të freskuara, sidomos në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00;
• konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve;
• shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pijeve të ëmbla;
• veshja me rroba të lehta dhe të çelura në ngjyrë, si dhe përdorimi i mbrojtjes për kokën dhe sytë.

Rekomandohet gjithashtu shmangia e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, kujdesi i veçantë për fëmijët, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna, shtyrja e aktiviteteve në natyrë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, dhe sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike (ambient të freskuar me temperaturë deri në 25 gradë Celsius) si në vendin e punës, ashtu edhe në shtëpi.

Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera apo rrahje të përshpejtuara të zemrës, rekomandohet menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se po e ndjek me kujdes situatën në baza ditore dhe do të veprojë në përputhje me vlerësimet dhe nevojat.