Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe sot. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.

Në takimin e fundit më Këshillin e Sigurisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dalë hapur kundër ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq nga i cili pritet që t’i heq kompetencat e sigurisë dhe të merr nën kontroll zbatimin e rendit publik si pasojë e protestave.