Më 15.07.2025 në orën 23.45, në Stacionin Policor Strumicë është denoncuar se në fshatin Shtukë, rrethi i Strumicës, Z.S. (33) nga fshati Ilovicë, rrethi i Strumicës, duke drejtuar motoçikletën “Hamaçi” pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e pësuara, motoçiklisti ndërroi jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore Strumicë. Këqyrja e vendngjarjes u bë nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe nga ekipi i SPB Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.TS