Më 29 korrik 2025, në SPB Veles është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 10:00, në rrugën lokale që lidh fshatin Rashtan me qytetin e Velesit.
Sipas raportit, N.E. (28) nga fshati Slivnik, rrethi i Velesit, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.
Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë ekipi i SPB Veles, i cili ka kryer këqyrjen dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.