Më 21.07.2025 rreth orës 17.25, në SPB Veles është denoncuar se në kryqëzimin e rrugës “Metodija Andonov Çento” me rr. “Boris Trajkovski” në Veles ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Velesit, i drejtuar nga V.A. (60) nga Velesi dhe një motoçiklete “Tomos” me targa të Velesit, i drejtuar nga K.A. (80) nga Velesi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Veles.TS