VIDEOLAJM/ Rama sërish në Vlorë, zbarkon me helikopter ushtarak, shkon drejt vilave qeveritare në Ujin e Ftohtë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në Vlorë këtë të martë, duke përdorur një helikopter ushtarak për udhëtimin.
Sipas burimeve për News 24, helikopteri është ulur në ish-fushën e aviacionit, ndërsa menjëherë pas mbërritjes, Rama është drejtuar drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ende nuk është bërë publike agjenda zyrtare e kësaj vizite, që shënon herën e tretë në Vlorë për një periudhë të shkurtër, duke nxitur spekulime mbi qëllimin e saj.