Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, më 7 dhe 8 korrik 2025 do të realizojë vizitë pune në Paris, në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimit të partneritetit me Francën në kontekst me integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Janë paraparë takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Francës, ndër të cilët me ministrin i obliguar për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punën e Jashtme të Francës – Benjamin Haddad, me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SGAE) – Emmanuell Puize-Xhoven, me udhëheqësit e organizatës Expertise France dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), si dhe me përfaqësues të institutit prestigjioz Zhak Dellor.

Kjo vizitë pune ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbim të praktikave të mira dhe mobilizimin e mbështetjes teknike dhe financiare për agjendën reformuese dhe integruese të Maqedonisë së Veriut.