Më 29 korrik 2025, në orën 10:30, në SPB Shkup është pranuar denoncim nga E.S. (45) nga Shkupi, e cila raportoi se gjatë periudhës nga shtatori 2024 deri më 29.07.2025, nga një varr në Varrezat e Qytetit të Butelit është vjedhur një bust me imazhin e dajës së saj të ndjerë.

Autoritetet po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave përgjegjës.TS