Mjaftë me gënjeshtra, faktet flasin ndryshe. VLEN e ndjen obligim të reagojë fuqishëm ndaj fushatës së përditshme të shpifjeve dhe manipulimeve që po orkestron BDI-ja opozitare, në përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e vet dydekadësh.

Prej disa javësh, eksponentë të BDI-së po përhapin shifra të rreme, duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e shtetit. Këto janë gënjeshtra të ulëta nga ata që për 20 vite ndërtuan një sistem ku për t’u punësuar një shqiptar duhej të paguante 3 deri në 5 mijë euro tek sherifët lokalë të BDI-së, përndryshe dera e shtetit nuk hapej!

Sot, shqiptarët nuk paguajnë më ryshfet për t’u punësuar, sot punësohen me dinjitet dhe me barazi! Ja faktet që i demaskojnë tërësisht shpifjet e BDI-së:
• HEC Osllome – 60 shqiptarë të punësuar
• HEC Vërtok – 10 shqiptarë
• Sektori i energjetikës – 42 shqiptarë
• Agjencia për Punësim – 16 shqiptarë
• Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë – 36 shqiptarë (punësime dhe avansime)
• Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve – 38 shqiptarë
• HEC Mavrovë – 10 të punësuar
• Posta e Maqedonisë së Veriut – 75 shqiptarë
• Drejtoria e Librave Amë – 25 shqiptarë
• Doganat e Maqedonisë së Veriut – 18 shqiptarë

Këto janë të dhëna të verifikueshme, nga institucione shtetërore, të realizuara vetëm në një vit qeverisje nga VLEN. Nëse BDI-ja i ka problem këto shifra, nuk është për shkak të shqetësimit për shqiptarët, por sepse ky përfaqësim po ndodh pa ndërhyrje nga “komisionerët” e tyre, pa ryshfet dhe pa shantazh!

BDI e ka për zakon të flasë për shqiptarët vetëm kur është në opozitë, ndërsa për 20 vite në pushtet diskriminonin në çdo konkurs dhe shantazhonin çdo aplikues që s’kishte librezën partiake të tyre.

VLEN nuk u përkul para sistemit të kalbur të klientelizmit dhe nepotizmit. Ne e shembëm atë dhe po ndërtojmë një sistem të ri ku shqiptari përfaqësohet me dinjitet, pa pagesë nën dorë, pa ndërmjetës partiak dhe pa poshtërim! Prandaj, i themi BDI-së: boll mashtruat popullin! Jeni kapur në flagrancë, jeni të zbuluar para gjithë opinionit publik. E vetmja gjë që po përjashtohet sot është sistemi juaj korruptiv, dhe pikërisht për këtë bërtisni.
Populli shqiptar e sheh dallimin: VLEN sjell barazi të vërtetë, ju sollët pazar të zi. VLEN sjell shpresë, ju shitët dinjitetin. VLEN ndërton institucione, ju ndërtuat rrjete ryshfeti. Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ju besojnë më. Dhe për çdo ditë që shpifni, vetëm sa e kujtoni opinionin se kush e solli këtë padrejtësi mbi ne për dy dekada.

VLEN do të vazhdojë të punojë për çdo shqiptar, pa librezë partie, pa pagesë nën dorë dhe pa tutorë politikë.