Sot, BDI NONGRATA ka vendosur të flasë për gjuhën shqipe, por jo për ta mbrojtur, por për ta përdorur si mjet manipulimi politik. Të flasësh për diskriminim gjuhësor në vitin 2025, kur vetë ishe arkitekti i viteve të heshtjes institucionale ndaj shqipes, është jo vetëm hipokrizi, por edhe fyerje për qytetarët shqiptarë sepse 20 vite i manipuluan ata.

E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht.
Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda VLEN, gjuha shqipe është prezente në çdo vendim qeveritar, në çdo dokument të rëndësishëm dhe në çdo proces të komunikimit mbrenda institucional. Dëshmi konkrete për këtë janë keto konkluza nga seancat qeveritare, ua sjellim një shembull si ai i 3 korrikut 2025, të cilin e publikojmë në dy gjuhë zyrtare dhe me përkthim të plotë. (më poshtë: [Procesverbali i Qeverisë 03.07.2025, shqip dhe maqedonisht]).

Por më poshtë e keni dhe konkluzën e Qeverisë të datës 29.12.2023 që është vetëm në gjuhën maqedonase.

Në kohën e BDI-së, këto dokumente nuk ekzistonin në shqip. Sot ekzistojnë. Në kohën e BDI-së, përdorimi i shqipes simulohej. Sot, është realitet institucional.
Ne veprojmë. Ne zbatojmë ligjin. Ne e përdorim gjuhën shqipe me dinjitet, jo për marketing, por për barazi.
Prandaj i bëjmë thirrje BDI-së të ndalë manipulimin me temën më të ndjeshme për shqiptarët. Nuk ka më vend për hipokrizi. Qytetarët e dinë se kush vetëm e ka përdorur gjuhën shqipe për vota dhe kush e përdor për dinjitet.
VLEN përfaqëson vullnetin për barazi reale. VLEN nuk hesht. VLEN zbaton.