VMRO-DPMNE deklaroi se Bullgaria është zbuluar para Evropës dhe botës, duke treguar se kontesti me Maqedoninë nuk ka të bëjë vetëm me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sipas partisë, janë rrëzuar gënjeshtrat e ish-kryeministrit Zaev dhe zyrtarëve të tjerë që premtuan se ndryshimi i emrit apo përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të çonte vendin në BE.

VMRO-DPMNE thotë se Parlamenti Evropian e miratoi raportin për Maqedoninë, por pa përmendur qartë identitetin dhe gjuhën maqedonase, gjë që sipas tyre është një padrejtësi historike.

Ata akuzojnë udhëheqësit aktualë dhe të mëparshëm për lëshime dhe veprime që, sipas tyre, i kanë dhënë Bullgarisë mundësi të bllokojë integrimin evropian të Maqedonisë.