Shkruan: Valon Bela
Marrëveshjet me partnerë bëhen me parime dhe rregulla të qarta ku asnjëra palë nuk dëmton interesin e tjetrës gjatë realizimit të veprimtarisë për të cilën janë marrë vesh. Këta parime dhe rregulla kanë për qëllim ruajtjen e imazhit të secilës palë të përfshirë në marrëveshje.
Por kjo nuk po ndodh me VMRO-në e cila e dërmoi VLEN-in për 1 vit “bashkë”qeverisje. Kundërshtimi me deklarata madje edhe deri në tallje të VMRO ndaj VLEN-it siç e bëri me Izetin (Lisa në botën e çudirave), kundërshtimin publik të shumë deklaratave të VLEN-it për gjuhën shqipe, kulturën, etj, e deri tek kundërshtimin e VLEN-it për gjoja punësimin e 2500 shqiptarëve në administratë ku Ministrja e Finansave ia plasi në fytyrë se në asnjë mbledhje qeveritare s’ka patur temë për punësime etnike kanë qenë dëshmi e mjaftueshme se përveç kujdes për ruajtjen e imazhit të partnerit nuk ka patur.
PËRKUNDRAZI! Punësimet u realizuan vetëm për maqedonasit dhe kjo ishte goditja fatale për VLEN-in. Në secilin institucion kishim zero (0) punësime të shqiptarëve. Kjo gjë vulosi faktin se VMRO nuk e planifikon VLEN-in si partner afatgjatë. Madje më keq, kjo shkelje në fyt e VMRO ndaj VLEN i kontribuon vetëm BDI-së dhe FRONT-it Evropian. Sondazhet janë vetëm maja e ajsbergut (Iceberg) nga mbështetja reale (e vogël) që i ka mbet VLEN-it tek shqiptarët. Situata tek votuesit është akoma më e rëndë për VLEN-in sidomos kur tani pret dritë jeshile për kandidatët e saj për zgjedhje lokale. Kjo gjë është lexuar fort mirë edhe nga vet qytetarët që kanë pritur ndryshimin e shumëpërfolur. Por, VLEN do mbahet mend si periudha më e errët e historisë politike të shqiptarëve me degradim politik, ekonomik, etnik dhe tani religjioz ku veçmë kanë nisur punimet për ndërtimin e Kishës Ortodokse në Kalanë Dardano Ilire në Shkup me çka po synohet të tjetërsohet identiteti i Kalasë së Shkupit. Krejt kjo do të jetë kosto e papërballueshme e VLEN-it karshi shqiptarëve.