Vuçiq takohet me ndihmëssekretarin amerikan që viziton sot Kosovën: Dialogu mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, para se të vazhdojë vizitën në Kosovë.
Sipas njoftimit të Presidencës serbe, në këtë takim u diskutuan çështjet globale, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Vuçiq theksoi gjatë takimit se dialogu mbetet rruga e vetme për të adresuar çështjet e pazgjidhura dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare.
“Vëra në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e Vuçiqit.