Analisti i njohur politik, Xhelal Neziri, ka ngritur alarmin për gjendjen kaotike të trafikut në Tetovë, duke publikuar një video shqetësuese në rrjetin social Facebook, ku shihet qartë se semaforët nuk funksionojnë dhe mungon tërësisht prania e policisë së trafikut informon Tetovasot.
“Polici trafiku jo se jo, edhe semaforat s’punojnë!!!!”, shkruan Neziri, ndërsa pamjet flasin vetë: rrugë të bllokuara, vetura që ndërpriten njëra-tjetrën në çdo drejtim dhe zero menaxhim i qarkullimit.
Ky reagim i Nezirit ka ngjallur shumë reagime në rrjet, ku qytetarët shprehen të revoltuar për neglizhencën institucionale dhe degradimin e jetës urbane në një nga qytetet më të mëdha shqiptare në vend.
Pamjet e shpërndara nga Neziri sipas ndjekësve pasqyrojnë jo vetëm dështimin e menaxhimit komunal, por edhe mosfunksionimin e shtetit në nivelin më bazik të shërbimeve publike.
“Kjo nuk është vetëm krizë infrastrukturore, por krizë udhëheqjeje”, komentojnë ndjekësit.
Tetova, e cila është përballur me sfida të vazhdueshme infrastrukturore, tani duket se po rrëshqet drejt një kaosi të përgjithshëm urban, ku qytetarët mbeten peng të mungesës së kontrollit dhe mungesës së përgjegjësisë nga autoritetet lokale.Tetovasot