Më 24.07.2025, rreth orës 20:30, në Njësinë Policore në Dojranin e Ri, Zh.K. (65) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:30 kishte gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpizës së tij të fundjavës në Dojranin e Ri.
Pas raportimit, në vendngjarje intervenoi pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Shtip, i cili hoqi në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes dhe konstatoi se bëhej fjalë për një granatë të pashpërthyer të kalibrit 70 mm, e cila daton që nga koha e Luftës së Parë Botërore.
Autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e zonës dhe për eliminimin e çdo rreziku të mundshëm.TS