Pas një sërë takimesh të zhvilluara në mënyrë diskrete mes Orhan Ibrahimit, Izet Mexhitit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, është marrë vendimi për formimin e një partie të re politike shqiptare, thonë burime nga takimi për PressOnline.al
Sipas informacioneve që vijnë nga qarqe të afërta me procesin, bëhet fjalë për një projekt politik të udhëhequr dhe të sopurtuar drejtpërdrejt nga vetë kryeministri Mickoski dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Sipas të njëjtave burime, partia e re do të prezantohet më vonë si pjesë e koalicionit VLEN, duke u paraqitur si një “projekt kombëtar” për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Burimet tona konfirmojnë se deri tani janë zhvilluar tre takime të mbyllura mes palëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i afërt me Arben Fetain, Latif Arifi. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një strukture të re politike që do të kanalizojë ndikimin e Mickoskit në spektrin politik shqiptar.