Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ka nënshkruar dokumentet e nevojshme për themelimin e një gjykate të re speciale për krimet e agresionit rus kundër Ukrainës.
Ajo pritet të përqendrohet te udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë që janë përgjegjës për planifikimin, përgatitjen, fillimin ose ekzekutimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës.
Zelensky tha se Rusia duhet ta dijë se përgjegjësia e saj për krimin e agresionit është e pashmangshme, raporton Sky News.
“Rusia duhet ta ndiejë tashmë këtë vit se përgjegjësia e saj për krimin e agresionit është e pashmangshme dhe se procesi ligjor ndërkombëtar për ta sjellë atë para drejtësisë ka filluar vërtet”, tha Zelensky.