Zëdhënësi i ASH-Sela, Arben Zeqiri përmes një postimi ka paraljmëruar një angazhim të shtuar për një fitore madhështore në Tetovë.

Po, do të punojmë në Tetovë edhe një herë më shumë seç kemi punuar në rrethin e dytë në 2021. Bilall Kasamin do ta rrëzojnë ata që e sollën para katër viteve. Ne, të gjithë, bashkë me tetovarët, me të gjithë opozitarët, të papërcaktuarit, me popullin, do të punojmë dhe do ta bëjmë ndryshimin. Ne jemi po ata të njëjtit, ndaj të cilëve Kasami nuk ishte mirënjohës, i nënvlerësoi dhe i luftoi. Prej nesh do ta gjejë belanë. Bajram Rexhepi do të jetë Kryetar i Komuna e Tetovës / Општина Тетово.