Sipas tij, zhurma që po ngrihet është “sa absurde, aq edhe e dyshimtë”, pasi në terren nuk po ndodh as ndërtim, as ndërhyrje me beton dhe as projekt i ri.
“Bëhet fjalë vetëm për pastrim teknik dhe mirëmbajtje bazike për të ruajtur atë që tashmë ekziston. Asgjë më shumë. Por kur edhe pastrimi paraqitet si ‘komplot’, kupton që dikujt i ka marrë malli për vëmendje”, deklaroi Sulejmani.
Ai akuzoi opozitën për manipulime dhe shpifje të qëllimshme:
“Partia që ka ngritur fabrikë për ‘fake news’ dhe që çdo ditë prodhon panik për të shpëtuar nga harresa, këtë herë paska ‘zbuluar’ një komplot imagjinar, Kalanë e Shkupit.”
Në reagimin e tij, zëvendësministri theksoi se më shqetësuese është fakti që pikërisht ata që për dy dekada e lanë Kal6anë të mbyllur dhe të harruar, tani po paraqiten si mbrojtës të saj.
Duke përmendur ish-funksionarë të BDI-së, ai theksoi se ishte Artan Grubi ai që i pari e ktheu Kalanë në teatër për ‘patriotizëm’, vetëm për përfitime personale dhe politike. Sot, ai figuron në listën e zezë amerikane për korrupsion, jo për patriotizëm, shkroi Sulejmani.
Në fund, Sulejmani apeloi për qetësi dhe për fokus te faktet, duke theksuar se Kalaja nuk ka nevojë për mbrojtje të rreme.
“Lëreni Kalanë rehat. Nuk jeni ju ata që do ta mbroni. Jemi ne këtu!”, përfundoi ai.