Ekipet e zhytësve dhe Policia vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit mitrovicas që ra në Ujman – thellësia mbi 20 metra

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari i cili është hedhur nga ura në liqenin artificial të Ujmanit në veri të vendit.

Zhytësit e Klubit të Zhytjes “Trepça” konfirmuan për “Mitropol” se u zhytën dy herë, por se gjetja e trupit në këto rrethana është shumë e vështirë pasi thellësia në liqe arrin mbi 20 metra.

Te liqeni, tashmë ndodhen edhe autoambulanca dhe ekipe të Policisë.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan “Mitropol”, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.