MPB njofton se me datë 10.07.2025 në orën 14:00, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë pranë kryqëzimit të Grupçinit, ka shpërthyer zjarr në një kamion në lëvizje, i tipit”Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (46) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar. Inspektimin e ka kryer ekip i SPB Tetovë.